Nëse prej disa ditësh u duk se Partia Demokratike ishte rreshtuar me këmbëngulje në krahun e presidentit, në konfliktin e tij me kryeministrin për anullimin e datës së zgjedhjeve, lideri i PD, Lulzim Basha ka deklaruar sot, se ai nuk ka ndonjë iluzion mbi dekretet e Metës. Basha e bëri këtë deklaratë gjatë pyetjes së një gazetareje në një konferencë shtypi në selinë e PD-së, teksa u pyet nëse do ti kërkonte presidentit edhe shpërndarjen e parlamentit si të paligjshëm.
Prej disa ditësh opinioni opozitar është ndarë në dy kampe të mëdha, së pari në ata që e panë dekretin presidencial si një mundësi për kompromis për të zgjidhur krizën përmes shtyrjes së zgjedhjeve dhe në më radikalët, që mendojnë se çdo lloj zgjidhjeje që vjen përmes uljes në tryezë me Ramën, nuk është e tillë.
Lexo më tej:
Andi Bushati: Opozita po shushatet pas një date
Sot edhe Basha ka marrë krahun e grupimit të dytë duke qëndruar fort në qëndrimin se asnjë zgjidhje nuk mund të vijë nga andej prej nga buron problemi i lidhjes me krimin dhe oligarkët.
"Unë nuk kam asnjë iluzion se Rama që ka ndërmarë një seri aktetsh antikushtetuese do të dëgjojë zërin e arsyes, e në këtë kuptim nuk besoj se dekreti i presidentitt është një zgjidhje. Zgjidhja do të vijë vetëm përmes popullit ashtu sikurse ka ndodhur në të gjitha vendet q janë gjendur përballë rregjimeve të tilla tha ai.
Basha ka përsëritur disa herë mesazhin se as negociata dhe as bisedime me Ramën nga pozita e kreut të qeverisë nuk do të ketë duke nënkuptuar se çdo tentativë për të shmangur krizën në këtë mënyrë nuk është një zgjidhje.
Në sqarimin e dekretit të tij, presidenti Meta argumentoi se ai e kishte marrë aktin e anullimit të 30 qershorit, si një mundësi që palët të gjenin gjuhën e përrbashkët. "Kjo tha ai- nënkupton edhe tërheqjen nga pozicioni ektrem nuk fals me Ramën si kryeministër".
Me sa uket kjo është pika që tni për tani po rrefuzon Basha i cili mbahen mend për batutën e artikuluar kur shkonte nde në parlament: " Po më gënjeve njëherë, turp për ty, po e bëre për herë të dytë, turp për mua".
©Lapsi.al